Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Banka Botërore ndan miliona euro për ekonominë digjitale në Kosovë

nga Venera Grabanica20 korrik 2018

Bedri Hamaza ka thënë se ky projekt do ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministria e Financave ka nënshkruar sot një marrëveshje me Bankën Botërore, për financimin e projektit të “Ekonomisë Digjitale në Kosovë”, vlera e të cilës është mbi 20 milionë euro.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i financave, Bedri Hamza, dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantovanelli. Ndërsa implementimi i saj bëhet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Sipas ministrit të financave, Bedri Hamza ky projekt do ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Projekti është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili do të kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovë, posaçërisht tek gjeneratat e reja dhe është projekt i cili çdo ditë e më tepër por fiton rëndësi…Kushtet e marrëveshjes janë shumë të volitshme, shumë është 20 milionë e 700 mijë euro me një gresë periudhë prej 5 viteve dhe afati i kthimit është për 20 vite”, është shprehur ai.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli tha se qëllimi i financimit të këtij projekti milionësh është që edhe Kosova të arrijë tek vendet që nuk janë të përfshira në brezin frekuentor.

“Për ne Kosova është e para që lëvizë në këtë drejtim në rajon dhe është sinjal i mirë. Në Evropë flasim shumë për autostradën digjitale të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova është duke ecur para vendeve të tjera në këtë aspekt dhe për shembullin të cilin e  kemi aplikuar këtu na janë ofruar edhe vendet tjera për tu përpjekur që ta aplikojmë, përsërisim edhe në vendet e tyre”, ka thënë Mantovanelli.

Projekti pritet të implementohet nga Minisria e Zhvillimit Ekonomik. Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë projekt tha se ekonomia digjitale është e ardhmja e vendit, dhe se ajo nuk do ndikojë vetëm në infrastrukturën e brendshme, por do të  hap rrugë edhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Kjo do të thotë që çdo vend, çdo cep i Kosovës do të  ketë qasje në shpejtësi të marrjes së internetit dhe do kenë mundësi që përmes pjesës shtesë të projektit i cili është zhvillimi i shkathtësive të ndërtojmë shkathtësi në atë formë që do të krijojmë punësime për këta persona që i kryejnë këto shkathtësi”, ka thënë Lluka.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →