Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Banka Botërore vlerëson 60 miliardë dollarë dëme në infrastrukturën e Ukrainës

nga E.Bullaku22 prill 2022

Banka Botërore ka thënë se një vlerësim i hershëm tregon se dëmet fizike në ndërtesat dhe infrastrukturën e Ukrainës nga lufta kishin arritur afërsisht 60 miliardë dollarë.
“Vlerësimi nuk përfshin kostot ekonomike në rritje të luftës. Shuma do të vazhdojë të rritet ndërsa lufta vazhdon”, tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass në një konferencë për media të enjten, përcjell rtv21.tv
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se vendit i duheshin rreth 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet ekonomike tani dhe qindra miliarda dollarë për të rindërtuar të gjitha këto më vonë.
Zelensky u kërkoi vendeve që kanë vendosur sanksione dhe ngrirje mbi asetet ruse që t’i përdorin ato para për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës dhe për të paguar për humbjet e pësuar nga vendet e tjera./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →