Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Banka më e madhe ruse po largohet nga tregu evropian

nga Kaltrina Berila2 mars 2022

Huadhënësi më i madh rus, Sberbank, ka njoftuar se po largohet nga tregu evropian pasi filialet e tij atje përballen me dalje të mëdha parash.
Banka tha se nuk ishte më në gjendje të furnizonte likuiditet për bankat e saj degë evropiane, por se niveli i saj i kapitalit dhe cilësia e aseteve ishin të mjaftueshme për të bërë pagesa për të gjithë depozituesit, transmeton rtv21.tv.
Të martën, dega evropiane e Sberbank u urdhërua të mbyllej nga Banka Qendrore Evropiane, e cila kishte paralajmëruar se do të përballej me dështimin për shkak të rrjedhjes së depozitave pasi Rusia pushtoi Ukrainën./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →