Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bankat në Kosovë fituan gati 66 milionë euro të pastra nga janari deri në maj

nga R3 korrik 2023
Bankat në Kosovë fituan gati 66 milionë euro të pastra nga janari deri në maj

Bankat komerciale në vendin tonë kanë shtrenjtuar normat e interesit për kredi, ndërkohë që fitimet enorme janë rritur edhe këtë vit.

Sipas Raportit të Sistemit Financiar për muajin maj 2023 të BQK-së, fitimi i pastër i bankave për pesë muajt e parë të vitit 2023 ka arrit 65.9 milionë euro.

Gjatë vitit 2022, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sektori bankar ka arritur të siguroi profit të lartë financiar, 140.3 milionë euro apo rreth 23 milionë euro më shumë se në vitin 2021.

Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9.

Sipas BQK-së, norma e interesit për kredi në muajin maj 2023 ka arritur në 6.5 për qind, ndërsa në muajin prill 2023 ishte 6.3 për qind.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →