Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Barazimi me Sportingun, Xhaka: Do të mbyllim gjithçka në Londër

nga B.K9 mars 2023
Barazimi me Sportingun, Xhaka: Do të mbyllim gjithçka në Londër

Skuadra e Arsenalit barazoi sot 2:2 si mysafirë me skuadrën e Sporting Lisbonës, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ës së Ligës së Evropës.
Çdo gjë ka mbetur e hapur tani sa i përket skuadrës që siguron biletën për në çerekfinale, ku ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Londër, në stadiumin “Emirates” më 16 mars.
Ndërkaq, pas ndeshjes për mediat foli edhe mesfushori i Arsenalit me prejardhje kosovare, Granit Xhaka, i cili tha se gjithçka mbetet të përmbyllet në Londër në ndeshjen e kthimit.
“E dinim para ndeshjes që ndeshja nuk do të ishte e lehtë. Sportingu ka një skuadër tejet të mirë, lojtarë të mirë, gjithashtu edhe taktika të mira. E marrim rezultatin 2:2 dhe do të mundohemi që të mbyllim gjithçka në ndeshjen në Londër”, tha Xhaka.
Granit Xhaka ishte vendimtar sot për Arsenalin, ku goditja e tij u devijua nga mesfushori japonez, Hidemasa Morita, i cili shënoi autogol, i cili i siguroi Arsenalit barazimin 2:2.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →