Barbadosi ka zgjedhur për herë të parë një presidente grua, në kohën kur po bëhet gati që të shndërrohet në Republikë, duke e larguar Mbretëreshën Elizabeth nga pozita e kreut të shtetit.
Dame Sandra Mason, 72-vjeçare pritet të betohet më 30 nëntor, në ditën kur do të shënohet 55 vjetori i pavarësisë nga Britania e Madhe.
Qeveria e Barbadosit kishte njoftuar për planin e saj që të kalojë në statusin Republikë dhe sipas qeverisë, ka ardhur koha që Barbadosi të lë përfundimisht pas të kaluarën e saj koloniale.
Me një popullatë prej rreth 385,000 banorë, Barbadosi është një prej ishujve më popullor dhe prosperues të Karaibeve./21Media









