Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Barcelona arrin fitoren numër 8 me golat e Yamal, Torres e Rashford

nga Gentrita Xhemajli2 nëntor 2025
​Barcelona arrin fitoren numër 8 me golat e Yamal, Torres e Rashford

Futbollistët e Barcelonës kanë shënuar fitoren e tetë në edicionin e ri të garave në La Liga.

Katalanasit sonte si vendës ishin më të mirë se kundërshtari Elche, i cili ndodhet në mesin e tabelës, duke fituar me rezultatin 3:1.

Ylli katalanas Lamine Yamal, shënoi golin e parë për Barcelonën në minutën e nëntë, pas asistimit të Alejandro Balde.

Vetëm dy minuta më vonë dhe kundërshtari u gjunjëzua sërish kësaj radhe me golin e Ferran Torres pas asistimit të Fermin Lopez.

Skuadra mysafire zvogëloi epërsinë e katalansave tre minuta para përfundimit të pjesë së parë, me golin e Rafa Mir, pas asistimit të Nunez.

Barcelona vazhdoi lojën e mirë në vazhdimin e dyzet e pesë minutave të dytë për tri pikë që kthejnë në vendin e dytë në tabelë, por me diferencë prej pesë sosh me liderin Real Madrid. Autor i golit të tretë ishte anglezi Marcus Rashford në minutën e 61-të, pas asistimit të serishëm nga Lopez i disponueshëm për lojë.

Skuadra katalanase të mërkurën në Ligën e Kampionëve luan si mysafire ndaj Brugges, ndërsa javën e ardhshme në La Ligës luan kundër Celta Vigo. Ndërsa Elche dy ndeshjet e ardhshme do t’i luajë si vendës, kundër Real Socieded dhe Real Madrid.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →