Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Barcelona kërkon hakmarrje kundër Bayern Munich

nga Miranda Beqaj14 shtator 2021

Dy nga skuadrat më të dekoruara me tituj në Evropë do të përballen sonte në stadiumin ”Camp Nou”, ku në kuadër të Grupit E të Ligës së Kampionëve Barcelona e pret në shtëpi Bayern Munich-ut.
Për tu kualifikuar në sezonin e ri 2021/22 të Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar Barcelona u pozicionua në vendin e tretë në tabelën e La Ligas, kurse Bayerni vazhdoi dominimin në Bundesliga duke u shpallur kampion.
”Blaugranët” do të synojnë që sot të hakmerren kundër Bayernit, ku sezonin e kaluar në kuadër të kësaj gare, ”Bavarezët” mposhtën Barcelonën me rezultat të thellë 8:2.
Të dy skuadrat janë përballur gjithsej 13 herë mes vete, ku tre fitore ka Barcelona krahas tetë fitoreve të Bayernit, ndërsa dy herë janë ndarë me barazim.
Sa i përket mungesave, tek Barcelona nuk do të paraqiten Aguero, Braithwaite, Dembele, Fati, Roberto dhe Wague, kurse tek Bayerni do të mungojnë mesfushori Tolisso dhe ylli Serge Gnabry.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Roberto, Araujo, Pique, Alba; Busquets, F. de Jong, Pedri; Depay, L. de Jong, Coutinho
Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Musiala; Lewandowski
Grupi E
21:00 Barcelona – Bayern Munich (Stadiumi Camp Nou)

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →