⚽ Futboll
Barcelona mposhtet për herë të dytë në edicionin e ri të La Ligës
nga Venera Grabanica10 nëntor 2024
Real Sociedad, i teti në tabelë, ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 1:0, në ndeshjen e fundit të xhiros 13 të La Ligës në futboll, duke i shkaktuar kështu liderit humbjen e dytë në këtë edicion të ri të garave.
Golin e vetëm për tri pikët e reja skuadrës vendëse e shënoi Sheraldo Becker, pas asistimit të Lluka Suçiq në minutën e 33-të.
Barcelona në këtë mënyrë dështoi të shtojë epërsinë ndaj Real Madridit në tabelë, duke mbetur në gjithsej 33 pikë. Ndërsa Real Sociedad pas kësaj fitoreje ka gjithsej 18 pikë.










