Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Barduani pret në takim komandatin britanik, flasin për sigurinë e Kosovës dhe rajonit

nga Venera Grabanica18 shtator 2025
Barduani pret në takim komandatin britanik, flasin për sigurinë e Kosovës dhe rajonit

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në takim komandantin e brigadës së 7-të të ushtrisë britanike, gjeneral-brigadierin Andrew Watson, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.

“Dy komandantët diskutuan për dinamikën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontekstin më të gjerë rajonal. Gjeneral brigadieri ëatson përgëzoi rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në nxitjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Barduani shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për angazhimin dhe profesionalizmin e personelit britanik dhe, në veçanti, mirënjohjen e tij të përzemërt për Gardën Skoceze, të vendosura në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →