Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Basha në Prekaz: Dita e Flamurit, ditë e shenjtë për shqiptarët

nga Gentrita Xhemajli28 nëntor 2025
Basha në Prekaz: Dita e Flamurit, ditë e shenjtë për shqiptarët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me rastin e 28 Nëntorit ka bërë homazhe të kompleksi memorial në Prekaz.

Në një deklarim për mediat, Basha ka thënë se Dita e Flamurit është një ditë feste dhe ditë e shenjtë për shqiptarët.

“Sot festojmë Ditën e Flamurit, një ditë jashtëzakonisht të shenjtë që i bashkon shqiptarët gjithandej, përtej çdo kufiri, përtej çdo oqeani. Sot në Prekazin e lavdishëm festojmë ditën e shenjtë kur kryetrimi ynë Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, ngriti flamurin në Lezhë, në vitin 1443. Sot festojmë Ditën e Pavarësisë dhe ngritjen e dykrenares në Vlorë, sot festojmë daljen publike të UÇK-së, nga heroi ynë Mujë Krasniqi, gjeneralet Daut Haradinaj e Rexhep Selimi dhe gjithashtu edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari”, ka thënë Basha.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →