Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Basha: Rama në vend të njerëzve kishte prioritet palmat

nga E.Bullaku16 qershor 2017

Basha kritika ndaj Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se nuk ka përmbushur pritjet e qytetarëve për zhvillim të mirëfilltë të vendit.

Sipas tij, në vend të kësaj Rama ka pasur prioritet palmat dhe pllakat.

“ Sot paradite takova e bisedova me mijëra vlonjatë, shumica e të cilëve ndjehen të braktisur sepse Edi Rama në vend të njerëzve zgjodhi për prioritet palmat dhe pllakat. Unë kam një plan ekonomik që do të forcojë ekonominë dhe do të krijojë vende të reja pune. Ne do të ndërtojmë një të nesërme të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Basha në Facebook./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →