Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

nga Kaltrina Berila12 shtator 2025
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re.

Në urimin e tij, Basha ka vlerësuar se “të dy kuvendet kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duke forcuar bashkëpunimin institucional dhe duke ndërtuar ura vëllazërie për të mirën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”.

“Mezi pres të takohemi e të bashkëpunojmë ngushtë për të thelluar lidhjet tona institucionale dhe vëllazërore, ashtu siç edhe presin dhe e meritojnë qytetarët tanë në të dy anët e kufirit”, ka thënë në urimin e tij kryetari Dimal Basha.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →