Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Basha uron Kurtin e Osmanin: Kosova ka sfida të mëdha

nga B G15 shkurt 2021

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha i ka uruar fitoren në zgjedhjet e 14 shkurit Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Kosova ka sfida të mëdha si dhe u shpreh i lumtur të bashkëpunojë me qeverinë e re.

Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.”, shkroi ndër tjerash Basha.

Ai po ashtu uroi qytetarët dhe partitë për një process sic tha zgjedhor shembullor e me standarte evropiane./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →