Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Bashkëluftëtarët edhe nga burgu i gëzohen çdo suksesi të Kosovës

nga E.Bullaku20 prill 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka vizituar dje në Hagë ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Çitaku përmes një shkrimi në Facebook.
Çitaku ka theksuar se Thaçi dhe të tjerët që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë i gëzohen sukseseve të Kosovës edhe nga atje.
“E kam vizituar ish Presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare. Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfarëdo lloj ndikimi politik”, ka shkruar ajo./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →