✨ Showbiz
Bashkëshorti i Rita Orës: I nderuar ta vizitoj atdheun e gruas time
nga Venera Grabanica26 nëntor 2023
Bashkëshorti i këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Orës njëherit Taika Waititi, po e viziton për herë të parë Kosovën, me ç’rast dhe pati një takim me kryeministrin, Albin Kurti.
”Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndjehu shumë në shtëpi tashmë”, tha ndër tjera Waititi.










