Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bastisje në një shtëpi në veri, Policia jep detaje

nga Venera Grabanica7 tetor 2024
Bastisje në një shtëpi në veri, Policia jep detaje

(Lajm i përditësuar)

Bastisje në një shtëpi në veri, Policia jep detaje

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani për rtv21.tv ka dhënë detaje rreth bastisjes në një shtëpi në veri të vendit.

Elshani ka njoftuar se gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar 1 AK-47 2 Granata Dore M-75 2 Radiolidhje 2Antiplumba Kapelë Dorëza Çanta Ushtarake Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës Harta Rrip brezi Sprej Thikë Shall kamufllazhi.

”Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje. Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar 1 AK-47 2 Granata Dore M-75 2 Radiolidhje 2Antiplumba Kapelë Dorëza Çanta Ushtarake Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës Harta Rrip brezi Sprej Thikë Shall kamufllazhi etj 2 Persona të dyshimt njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë has në shtëpi por tashmë janë shpall si persona në kërkim”, ka thënë Elshani.


​Policia gjenë bomba, pancira dhe armë në veri të Mitrovicës

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë konfiskuar bomba, armë dhe pancira gjatë një bastisje në një shtëpi në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, pronar i shtëpisë e cila gjendet prapa shkollës “Sveti Sava” në veri të Mitrovicës, është Aleksandar Jakshiq, i cili ka arritur t’i ikë policisë.

Mësohet se personi në fjalë është i njohur si diler i narkotikëve, ndërsa policia është në kërkim të tij.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →