Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Batatina e do me çdo kusht postin e trajnerit të Kosovës

nga Venera Grabanica12 dhjetor 2023
Batatina e do me çdo kusht postin e trajnerit të Kosovës

Edhe pse po qarkullojnë zërat se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është afër marrëveshjes me Roberto Morenon për postin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Tahir Batatina nuk po dorëzohet dhe shihet se e do stolin e “Dardanëve” me çdo kusht.

Përmes një postimi në Facebook, Batatina tha se qytetarët e Kosovës po e mbështesin atë, ndërsa tha se ëndrra e vetme e tij është kualifikimi i Kosovës në Evropian dhe Botëror.

“Forca, Kosova! Deri në frymën e fundit, do jem pranë teje. Vlerat më të mëdha në jetë për mua janë qytetarët e Kosovës dhe tifozeria Dardanët, që gjatë kësaj kohe më kanë mbështetur dhe po vazhdojnë të më mbështesin. Ata dua të më vlerësojnë, sepse një ditë së bashku me ta do të festojmë kualifikimin në botëror dhe Evropian”, shkroi Batatina.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →