Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Batusha: Nëse ka prek dikush le të shkoj në burg, VV-ja nuk mban përgjegjësi

nga Venera Grabanica15 tetor 2024
Batusha: Nëse ka prek dikush le të shkoj në burg, VV-ja nuk mban përgjegjësi

(Lajm i përditësuar)

Batusha: Nëse ka prek dikush le të shkoj në burg, VV-ja nuk mban përgjegjësi 

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 duke folur për zhvillimet e fundit tha se LVV-ja nuk mbanë përgjegjësi për individë.

”Duhet me prit përfundimin, nëse ka prek dikush nëse vertetohet se ka prek dikush le të shkoj në burg, VV-ja nuk mban përgjegjësi për individë”, tha Batusha.


Sondazhet, Batusha: Opozita në hall të madh, e ka një siklet

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 tha se opozita i ka parë sondazhet për zgjedhjet dhe sipas tyre, LVV-ja del përsëri fituese.

”Opozita e ka një hall të madh, i ka parë sondazhet që i ka porositur vetë dhe e ka parë që LVV-ja del fituese vetëm”, tha Batusha.

Ai gjithashtu ka thënë se në disa sondazhe LVV-ja pa mërgatën ka kapërcyer 50%.

”Në sondazhet e tyre 50% na e kapërcejmë pa mërgatën”, tha Batusha, ai tutje ka shtuar se beson që opozita dinë edhe shumë gjëra tjera, ” e ka një siklet”.


Batusha: Opozita ka hall, kur s’ka kamera në komisione vaj shkon puna 

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 tha se opozita e ka një hall dhe se sipas tij, diskutimet që bëhen në komisione pa praninë e kamerave ”vaj shkon puna”.

”Qysh me u ulë me diskutu me dikë që thotë se Albin Kurti është spihun i Serbisë. Nëse dëshirojmë me diskutu ulum në komisione. Kur ska kamera në komisione sa mirë shkon puna, vaj shkon puna, në momentin kur vinë kamerat krejt gjëratrrotullohen, për arsye duhet me kallxu dicka tjetër për me i mbajt disa vota, opozita ka hall”, tha Batusha.


”Funksioni i Dejona Mihalit në VV” Batusha: E vërteta del në ditët e ardhshme

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 ka folur edhe për pergjimet e Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqit.

Batusha ndër tjera u shpreh se ”Dejona Mihali nuk ka pushtet mbi ne”.

Ai gjithashtu ka shtuar se ”Dejona është Koordinatore e Komiteteve të Lëvizje Vetëvendosje” dhe sipas tij nuk ka ndonjë funksion tjetër.

”Unë jam i prirur me i besu në këtë rast zyrtarëve me të cilët punojë, deri sa të del e vërteta”, tha Batusha.

Ai gjithashtu ka shtuar se e vërteta del në ditët e ardhshme.


Batusha: Ushqimi duhet të sigurohet prej vetë ushtrisë

Në ”Click” të RTV21 deputeti i LVV-së Agon Batusha tha se mediat serbe janë duke u marrë me çështjen se ”pjestarët e Kosovës kanë mbetur pa bukë”, teksa tha se është për fat të keq që këto çështje të diskutohen në publik e jo me dyer të mbyllura.

”Ushtarët nuk kanë mbetur pa bukë”, tha Batusha. Ai gjithashtu thu se qëllimi i qeverisë ishte që ”Ta bëjmë kuzhinen e ushtrisë”.


Përgjimet Kusari-Simiq, Batusha: Normal që kanë kontakte

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 ka komentuar bisedat e publikuara të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, për çka tha se posti që e kanë këta dy është normale të kenë kontakt.

Ai gjithashtu tha se këto po perdoren si ”sulme ndaj VV-së’ për të ulur përqindjen në zgjedhje’.

”Unë jam i prirur me i besu shefes së grupit, Mimoza Kusarit se këto përgjime janë të montuar. Simiqi ka qenë shef i grupit paralamentar dhe normal që shefat kanë kontakte, por jo asi biseda”, tha Batusha.


Batusha: Gjermania ka kërkuar të hapen të gjitha pikat për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 ka deklaruar se Gjermania ka kërkuar të hapen të gjitha pikat kufitare për hyrjen e mallrave serbe në Kosovës.

”Ndërkombëtarët në këtë rast përfaqësuesi gjerman ka kërkuar të hapen të gjitha pikat për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë”, tha Batusha.


Batusha: Televizioni publik ka qenë një strofull e militantizmit partiak

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 tha se RTK-ja është ”si strofull e militantizmit”.

Batusha tutje ka shtuar ”ajo duhet te qkapet”.

”Televzionin publik po, ka qenë një mini strofull e militantizmit partiak dhe natyraisht ajo duhet te qkapet dhe per ate kemi bere hapat e duhur”, tha Batusha.


A e ka lëshuar bajrakun VV-ja me lejimin e mallrave serbe? 

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 lidhur me vendimin për lejimin e mallrave serbe në Kosovë, tha se ky vendim u bë duke u bazuar në zotimet ndaj BE-së.

”Gjithmonë ka qenë ky shqetësim. por nuk është lëshim i bajrakut, por është zotimet tona karshi BE-së”, tha Batusha. Ai tutje tha se


Batusha: Kurti prej ardhjes në pushtet e ka mbrojtur procesin e Berlinit kundrejt Open Ballkan

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click’ të RTV21 ka folur për procesin e Berlinit dhe marrëveshjen për CEFTA-në.

Ai tha se Kurti gjithmonë e ka mbrojtur procesin e Berlinit kundrejt Open Ballkan.

”Kryeministri Kurti prej ardhjes në pushtet e ka mbrojtur procesin e Berlinit kundrejt Open Ballkan që ka qenë si nje paralele e keqe e procesit të Berlinit”, tha Batusha./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →