Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Bayern Munich për vdekjen e Beckenbauer: I vetmi “Kaiser”

nga Venera Grabanica8 janar 2024
Bayern Munich për vdekjen e Beckenbauer: I vetmi “Kaiser”

Nuk kishte si të mungonte reagimi i ish-klubit të tij, Bayer Munich për vdekjen e Beckenbauer.

“Bota e Bayern Munich nuk është më ajo që ishte dikur. Befas u bë më e errët, më e qetë, më e varfër. I vetmi “Kaiser”, pa të cilin klubi ynë nuk do të bëhej ai që është sot.”

Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich, komentoi: “Nuk ka fjalë për të shprehur sa i madh është trishtimi ynë dhe çfarë boshllëku lë Franz. Si lojtar ai solli butësi, elegancë dhe magji në fushë. Beckenbauer solli shkëlqim. Familja e Bayern Munich do t’i jetë përjetësisht mirënjohëse dhe unë personalisht mbaj zi për humbjen e një miku”, përfundoi ai.

ETIKETA:#Futboll#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →