Bayern Munichi ka pësuar sonte humbjen e dytë rresht në Bundesligë dhe të tretën duke përfshirë edhe atë ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel pësoi sonte ndaj Bochumit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Vonovia Ruhrstadion” përfundoi me rezultatin 3:2.
Bayerni mbetet i dyti në tabelë, por tani me tetë pikë më pak se lideri, Bayer Leverkuseni.










