Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Bayerni e gjen zëvendësuesin e Lewandowskit

nga E.Bullaku25 tetor 2022

Siç bëhet e ditur nga “L’Equipe”, gjiganti gjerman, Bayern Munich si duket e ka gjetur zëvendësuesin e sulmuesit Robert Lewandowski.
Lewandowski është larguar këtë verë nga Bayerni vetëm për t’iu bashkuar Barcelonës, kështu duke e lënë kampionin gjerman pa një sulmues tipik.
Bayerni transferoi Sadio Manen nga Liverpooli, ku senegalezi ka marrë rolin e qendërsulmuesit në “Allianz Arena”, por që paraqitjet e tij nuk po kënaqin shumë krerët e Bayernit.
Tani, Bayerni së bashku me trajnerin, Julian Nagelsmann më në fund do të shikojnë të zëvendësojnë Lewandowskin, dhe sulmuesi ideal sipas “Bavarezëve” është Marcus Thuram i Borussia Monchengladbach.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →