Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

BB mbështet proceset lidhur me investimet strategjike

nga RTV2128 shtator 2017

Grupi i ekspertëve nga Banka Botërore pret funksionimin e Ligjit për Investimet Strategjike, duke shprehur gatishmëri ta mbështetë Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike në proceset e saj të ardhshme

“Kemi në fokus investimet në energjinë e ripërtërishme, miniera, agrikulturë dhe turizëm”,- ka thënë me këtë rast zëvendëskryeministri Dardan Gashi.

Në këtë takim është përmendur prezenca e madhe e burokracisë dhe tejzgjatja procedurale si sfida, të cilat duhen kaluar për ta përmirësuar infrastrukturën e investimeve në Kosovë.

“Investimet janë çelësi dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar vendin tuaj, duke ofruar mbështetje teknike, analiza e opinione në dobi të shpënies përpara të proceseve të rëndësishme për Kosovën”, -ka thënë eksperti Harald Jadlicka nga Banka Botërore.

Sipas një njoftimi të MD-së, në takim u fol edhe për rolin e diasporës kosovare dhe rëndësinë e diplomacisë ekonomike.

Banka Botërore i ka mbështetur vazhdimisht institucionet e Republikës së Kosovës.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →