Transmetuesi publik britanik BBC po riaktivizon dy frekuenca me valë të shkurtra për Shërbimin Botëror të BBC.
“Programi radiofonik do të jetë i disponueshëm në Ukrainë për katër orë në ditë”, tha BBC.
Në të njëjtën kohë, BBC regjistroi një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitave në faqen e saj në gjuhën ruse në 10.7 milionë njerëz në një javë – krahasuar me 3.1 milionë njerëz në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Klikimet në faqen e internetit të BBC-së në gjuhën angleze në Rusi është rritur dy herë e gjysmë gjatë javës së kaluar./21Media









