Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

BE: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa më shpejt institucionet

nga Venera Grabanica24 prill 2025
BE: Është në interes të Kosovës t’i formojë sa më shpejt institucionet

Bashkimi Evropian vlerëson se është në interes të Kosovës që sa më parë të formojë institucionet e saj. Këtë e tha të enjten Guillaume Mercier, zëdhënës i BE-së për çështje të zgjerimit, duke u përgjigjur në pyetjet nëse dështimi i katërt me radhë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka pasoja në raportet e Kosovës me BE-në.

“Ne nuk do të komentojmë çështjet e brendshme të Kosovës, sikurse nuk i komentojmë as për cilindo vend tjetër partner. Ajo që mund të them është se gjithsesi është në interes të Kosovës që të formojë shpejt institucionet e saj. Kjo është e rëndësishme për arritjen e reformave evropiane dhe për të lëvizur përpara në këtë rrugëtim“, ka thënë ai.

Ai ka nënvizuar edhe rëndësinë që kjo ka për përfitimet e Kosovës nga Plani i Rritjes i BE-së.

“Është e rëndësishme edhe për çështje të tjera siç është Plani i rritjes. Siç e dini, na duhet që të kemi Kuvendin e Kosovës të konstituar në mënyrë që të vazhdojmë punën në këtë drejtim po ashtu“, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →