Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

BE ia kujton KPM-së se Liria e Shprehjes është e garantuar me Konventën Evropiane

nga Gentrita Xhemajli23 orë më parë
BE ia kujton KPM-së se Liria e Shprehjes është e garantuar me Konventën Evropiane

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas paralajmërimeve të nënkryetares së KPM-së, Drita Morina për mbylljen e një emisioni televiziv duke thënë se e drejta e lirisë së shprehjes është e garantuar me Konventen Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Zyra e BE-së tha tutje për rtv21 se çdo rast i supozuar i shpifjes dhe përgojimit duhet të trajtohet në baza individuale përmes procedurave të përcaktuara ligjore dhe në përputhje me ligjin e Kosovës.

“Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) garanton të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo përfshin lirinë për të pasur mendime dhe për të marrë e përhapur informacione ose ide pa ndërhyrjen e autoritetit publik. Kushtetuta e Kosovës (Neni 22) përfshin në mënyrë të qartë Konventëm Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet e saj, duke i bërë ato drejtpërdrejt të zbatueshme brenda rendit juridik vendas.

Çdo rast i supozuar i shpifjes dhe përgojimit duhet të trajtohet në baza individuale përmes procedurave të përcaktuara ligjore dhe në përputhje me ligjin e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, në rastin e vendimeve të marra nga autoritetet publike, të gjitha palët e prekura kanë të drejtë të ankohen”’ tha për RTV21 zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon./RTV21/21Media

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur!
LAJMI TJETËR →
Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur!

Më të fundit

Të gjitha →