RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

BE-ja do hapa të tjerë pas zvogëlimit të pranisë policore në veri

nga Venera Grabanica17 gusht 2023
BE-ja do hapa të tjerë pas zvogëlimit të pranisë policore në veri

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se BE-ja mirëpret zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në objektet e katër komunave në veri të Kosovës.

Por, Stano ka thënë se duhen marrë hapa tjerë për ta shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

“Janë hapa shumë të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por duhen hapa tjerë. Si me çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorën tonë, ato varen nga aftësitë e palëve për të ofruar në kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet. Për ta zgjidhur krizën aktuale, kemi thënë shumë herë, duhen të shpallen zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat në veri, e atë sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjedhjet të organizohen në mënyrë të plotë dhe gjithpërfshirëse, që nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pa kusht të serbëve të Kosovës”, ka thënë Stano në konferencë për media të enjten.

Ai ka thënë se është me rëndësi që të ndërmerren hapat për shtensionim dhe që palët të kthehen në dialog normal, e të përqendrohen te Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i zbatimit.

Stano ka thënë se BE-ja dhe shtetet anëtare kanë bërë të qarta kërkesat për shtensionim qysh në qershor.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →