BE-ja: Do të vazhdojmë koordinimin e ngushtë me ShBA-në për dialogun Kosovë-Serbi
Bashkimi Evropian ka thënë se do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me ShBA-në sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha për RTV21 se BE-ja dhe SHBA-ja janë në kontakt sa i përket dialogut dhe se qëllimi i tyre është një rajon i qëndrueshëm me një integrim të plotë euroatlantik.
“BE-ja dhe SHBA-ja janë në kontakt. Qëllimi është një rajon që është i qëndrueshëm, ekonomikisht i lulëzuar dhe i integruar plotësisht në komunitetin tonë euroatlantik. Ne do të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë me SHBA-në”, tha një zëdhënës i BE-së për RTV21.
Shefja e politikës së Jashtme e BE-se Kaja Kallas ndërkaq së fundmi ka thënë se dialogu mes palëve ka ngecur por që unioni është i interesuar për normalizimin e e marrëdhënieve mes dy vendeve qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër./RTV21/21Media











