Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“BE-ja po e favorizon Serbinë në dialog”

nga Venera Grabanica8 shtator 2023
“BE-ja po e favorizon Serbinë në dialog”

Pak ditë para takimit të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq, pala kosovare këmbëngul që BE-ja të ketë qasje të barabartë në këtë proces.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, pas takimit me ndërmjetësuesin e dialogut, Miroslav Lajçak, përësriti  qëndrimin konstruktiv të Kosovës në vazhdim të dialogut.

”Bisedimet për procesin e dialogut sot para takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme. Kosova mbetet konstruktiv dhe insiston në sigurimin e barazisë së plotë të palëve në dialog. Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesë. Plani i renditjes së drejtë dhe i balancuar është thelbësor”, deklaroi Bislimi.

Në këtë kuptim, BE-ja insiston se fokusi kryesor i tyre është avancimi i normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e problemeve.

Analisti politik, Gurakuç Kuci, vlerëson se takimi i nivelit  të lartë Kurti-Vuciq vjen në një moment të pafavorshëm për Kosovën për shkak se BE-ja anon kah Serbia.

‘’Nuk ka një barazi të plotë të palëve pasi presioni është vetëm në anën e Kosovës. Kosova duhet ta ndryshoj qasjen e saj dhe jo ta ndjek një diplomaci vet izoluese”, tha Kuci.

Ndërsa, analistja politike, Arta Tahiri, thotë se shtatori është koha kur dy palët duhet të fillojnë së zbatuari marrëveshjet e arritura në Bruksel. Sipas saj, BE-ja duhet të reflektojë ndaj fleksibilitetit të Kosovës në dialog.

‘’BE-ja duhet të reflektoj dhe masat ndaj Kosovës duhet të rishikohen për shkak se Kosova ka bërë hapa përpara dhe ka treguar fleksibilitet në proces të dialogut”, deklaroi Tahiri.

Lidhur me kërkesën e SHBA-së që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje reciproke, ka reaguar ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili tha se Serbia nuk e dëgjon Amerikën për njohjen e pavarësisë së Kosovës./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →