Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

BE miraton pakon e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

nga Xh.D15 mars 2022

Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e katërt të sanksioneve kundër Kremlinit.
Kjo paketë synon eksportet e mallrave si dhe investimet në sektorin energjetik të Rusisë.
“Unë mirëpres miratimin e shpejtë nga shtetet anëtare të BE-së të paketës së katërt të sanksioneve kundër Rusisë. Kjo do të gjymtojë më tej aftësinë e Putinit për të financuar këtë luftë të pajustifikuar. BE-ja dhe partnerët e saj do të vazhdojnë presionin ndaj Kremlinit derisa të ndalojë pushtimin e Ukrainës”, ka shkruar Ursula von der Leyen në Twitter.

I welcome the fast adoption by EU Member States of the 4th package of sanctions against Russia.
This will further cripple Putin’s ability to finance this unjustified war.
The EU and its partners will keep up the pressure on the Kremlin until it stops the invasion of Ukraine.

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 15, 2022


Diplomatët evropian kanë bërë të ditur se sanksionet do të përfshijnë ndalim të importit të çelikut dhe hekurit rus, ndalim të eksportit të mallrave luksoze, ndalim të investimeve në kompanitë e naftës dhe sektorin e energjisë. Gjithashtu, sanksionet do të bllokojnë qasjen e Rusisë në financimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →