Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

BE: Mos zbatimi i marrëveshjes ndikon në rrugën integruese

nga Venera Grabanica21 dhjetor 2023
BE: Mos zbatimi i marrëveshjes ndikon në rrugën integruese

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim pasi ka pranuar një letër nga Serbia ku thuhet se nuk do ta njohë de-facto Kosovën, nuk e respekton integritetin territorial dhe  kundërshton  anëtarësimin e Kosovës në OKB. Pika këto të përfshira në marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, qasje të tilla tregojnë qartë mos gatishmërinë për zbatimin e marrëveshjes për të cilën palët ishin zotuar në fillim të këtij viti në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

‘’Për Bashkimin Evropian, marrëveshja e Ohrit, ndonëse nuk është nënshkruar nga palët, ajo cilësohet ligjërisht e obligueshme. Marrëveshja në tërësi mbetet ligjërisht obliguese, dhe se palët ishin pajtuar për këtë në Ohër. Zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugëtimit përkatës evropian”, tha Stano.

Por, përfaqësuesit e partisë në pushtet kanë kërkuar nga BE-ja që të bëjë presion më të madh mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjes. Deputeti i VV-së, Enver Haliti, vlerëson se Serbia ka qasje bllokuese që nga vitit 2012 kur ka nis procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

‘’Pala serbe ka qenë destruktive duke mos zbatuar marrëveshjes dhe duke paraqitur pengesa e tjera në proces krahas realizimit të marrëveshjeve. Duhet trysni nga faktori ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjeve”, tha Haliti.

Analisti politik, Gurakuç Kuçi, vlerëson se Serbia qëllimisht nuk i zbaton pikat e marrëveshjes sepse, sic thotë, i konvenon zvarritja e procesit të dialogut.

‘’Serbisë nuk i konvenon të vazhdoj me hapa të ngutshëm në proces të dialogut me Kosovën”, tha Kuçi.

Analisti Kuçi pret nga BE-ja që t’i vendos sanksione Serbisë.

‘’Perëndimi mund ta detyrojë Serbinë ta zbatojë marrëveshjen duke e sanksionuar”, shtoi Kuçi.

Kryeministri, Albin Kurti, ditë më parë ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të mbrohet nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, ndërsa akuzoi Beogradin për shkelje të saj pa pasoja./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →