RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

BE: Të Shmangen veprimet që pengojnë dialogun

nga Gentrita Xhemajli28 korrik 2026
BE: Të Shmangen veprimet që pengojnë dialogun

Bashkimi Evropian tha se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve vetëm përmes dialogut në Bruksel.

Duke komentuar deklaratat e presidentit serb Vuçiq për Kosovën, në një përgjigje për RTV21, BE tha ato dhe veprimet që nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve duhet të shmangen.

“Përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që secila palë të përparojë në rrugën e saj evropiane. Vetëm përmes dialogut mund të arrihet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Deklaratat dhe veprimet që nuk i shërbejnë këtij objektivi duhet të shmangen. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë fund-javës ka shfrytëzuar ceremoninë e promovimit të oficerëve të rinj të Ushtrisë Serbe për të përsëritur pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe për të dërguar mesazhe kërcënuese, duke deklaruar se “Kosova është e jona” dhe se Serbia po armatoset me “armët më të mira” për t’iu përgjigjur zhvillimeve në rajon”./RTV21/21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →