RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

BE mesazh partive në Kosovë: Mos i bëni presion KGJK-së

nga B G23 korrik 2026
BE mesazh partive në Kosovë: Mos i bëni presion KGJK-së

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe anëtarëve të tij gjatë procesit të vendimmarrjes.

Përmes një reagimi publik, Zyra e BE-së theksoi se një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit, si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në Kosovë.

Kjo zyre ritheksoi rëndësinë e respektimit të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe mosndërhyrjes në punën e tyre.

“Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarëve të tij në procesin e vendimmarrjes. Një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në Kosovë”, thuhet në “X”.

Përndryshe temë diskutimi në Kosovë është ri-integrimi i gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje në vitin 2022.

@EUKosovo calls on all political entities to refrain from exerting pressure on the #KosovoJudicialCouncil and its members in their decision-making.

An independent, impartial and apolitical judiciary is fundamental to the rule of law in the 🇪🇺 EU and in 🇽🇰 Kosovo.#EUbyYourSide

— European Union in Kosovo (@EUKosovo) July 23, 2026

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →