Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​BE zgjat sanksionet kundër 1800 individëve dhe subjekteve ruse

nga Venera Grabanica13 shtator 2023
​BE zgjat sanksionet kundër 1800 individëve dhe subjekteve ruse

Këshilli i BE-së zgjati të mërkurën sanksionet për gjashtë muaj të tjerë të vendosura ndaj 1800 individëve dhe subjekteve ruse për “minimin ose kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”.

“Masat kufizuese ekzistuese parashikojnë kufizime të udhëtimit për personat fizikë, ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vënies në dispozicion të fondeve ose burimeve të tjera ekonomike për individët dhe subjektet e listuara”, thuhet në një deklaratë, duke shtuar se ishte “si përgjigje të Luftës e vazhdueshme, të pajustifikuar dhe të paprovokuar” të Rusisë e cila filloi më 24 shkurt 2022.

Sanksionet do të zbatohen deri më 15 mars.

“BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën dhe popullin e saj për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, thuhet në deklaratë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →