✨ Showbiz
Bebe Rexha do të ndriçojë Botërorin e Klubeve në Arabinë Saudite
nga Kaltrina Berila15 dhjetor 2023
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është përzgjedhur për të kënduar këngën zyrtare “It’On” në Kampionatin Botëror të Klubeve FIFA në Arabinë Saudite 2023.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një video në rrjetin social TikTok, ku ka shkruar “Himni im i ri për @FIFA ka dalë tani”.
Ndërsa lajmin se këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë në Kampionatin Botëror të Klubeve FIFA në Arabinë Saudite 2023, e ka bërë të ditur edhe FIFA. /21Media
@beberexha My new anthem for @FIFA is out now⚽️❤️










