Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Begaj dënon kidnapimin e policëve

nga B G15 qershor 2023
Begaj dënon kidnapimin e policëve

Lidhur me kindapimin e tre policëve të Kosovës dje nga Serbia në veri, ka reaguar Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Ai e ka konsideruar këtë si akt të rëndë  për destabilizimin e Kosovës dhe mbarë rajonit.

Derisa Kreu i shtetit shiptar ka bërë një “thirrje vëllazërore për Kosovës që të mos bien pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për shtensionimin e situatës”.

“Koordinimi me SHBA-në dhe BE-në për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, ka shkruar Begaj.

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe në veri të vendit.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →