Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

nga Kaltrina Berila15 dhjetor 2022
Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot përshëndeti dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Begaj këtë e konsideroi akt të rëndësishëm historik me ç’rast, uroi autoriteteve të Kosovës suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.
Begaj i bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. “Urime Kosovë e shumë suksese!”, u shpreh Begaj.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot i dorëzoi Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →