Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Begaj uron Pavarësinë nga Vlora: Ftoj bashkatdhetarët të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar

nga Gentrita Xhemajli28 nëntor 2024
Begaj uron Pavarësinë nga Vlora: Ftoj bashkatdhetarët të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar

Presidenti i Shqipërisë , Bajram Begaj ka uruar sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë shqiptarët me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit! Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar

Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar.”, shkruan ai në Facebook. /21Media

Kurti nga Vlora: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqiptarëve

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →