Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Bëhen bashkë Kosova e Shqipëria, thirrje e hapur për konkursin “Colours of Albanians”

nga Xh.D9 dhjetor 2021

Ky është viti i parë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës organizojnë bashkërisht konkursin “Colours of Albanians”.
Kjo nismë synon të portretizojë imazhin e vendit, duke shfaqur dhe ndarë në të gjithë botën ngjyrat e vërteta të shoqërisë sonë, qytetet dhe fshatrat magjepsëse, plazhet dhe peizazhet e pacenuara, si dhe tregjet dhe kështjellat historike shqiptare.
#ColoursofAlbania është një projekt i cili synon promovimin e vendeve përmes koleksionit të fotografive kreative nga përdoruesit e Instagramit dhe mediave të tjera sociale.
Në këtë mënyrë jo vetëm produkti final, por edhe vetë procesi, nga 26 nëntori 2021 deri më 17 shkurt 2022, realizon një fushatë me efekt shumë të gjerë në promovimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Deri më sot janë organizuar 5 edicione të #ColoursofAlbania nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, po ashtu një edicion i ngjashëm është organizuar edhe në Kosovë./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →