Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Bëhet i ditur emri që Manchester United dëshiron ta emëroj si trajner

nga Miranda Beqaj29 tetor 2021

Trajneri irlandez Brendan Rodgers është duke kryesuar garën para Antonio Contes që të bëhet zëvendësuesi i Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United, raporton “ESPN”.
Trajneri i Leicester Cityt, i cili ka fituar dy trofe në vitin 2021 me ”Dhelprat”, thuhet se është në krye të listës së dëshiruarve për postin e trajnerit te ”Djajtë e Kuq”, para Contes.
Sidoqoftë, Solskjaer mund ta ndryshojë situatën e tij në të mirë nëse arrin rezultate pozitive me Manchester United në ndeshjet kundër Tottenham, Atalanta dhe Manchester Cityt.
Këtë sezon, pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligën angleze, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer Manchester United ka arritur të regjistrojë katër fitore, dy barazime dhe tre humbje, duke u renditur kështu në pozitën e shtatë me vetëm 14 pikë të arkëtuara, aq sa kanë edhe Everton në vendin e tetë, Leicester në të nëntin dhe Arsenal në pozitën e 10.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →