Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Behrami: Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja, ti vlen më shumë se kaq!

nga Kaltrina Berila24 gusht 2025
Behrami: Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja, ti vlen më shumë se kaq!

Depeuteti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale duke kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë ai, nënvlerësimin e Glauk Konjufcës.

Behrami ka thënë se është e pakuptueshme se si Konjufca mund të qëndrojë ende në VV, pasi kjo parti ka propozuar “pesë dështakë para emrit të tij”.

Statusi i plotë:

Nuk e di qysh mundet me ndejt edhe një minutë Glauk Konjufca në Lëvizjen Vetëvendosje.

Me propozu kjo parti pesë dështakë para emrit të tij, është, mbi të gjitha, fyerje.

Albini, në Konferencën e Ambasadorëve, u ka thënë të gjithëve se Donika Gërvalla do të jetë ministre e Jashtme nëse ka Qeveri nga kjo parti.

VV-ja edhe ashtu e ka përjashtuar Konjufcën edhe nga posti i ministrit edhe nga posti i kryeparlamentarit.

Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja. Ti vlen më shumë se kaq!

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →