Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Benzema barazon legjendën e Realit me gola

nga Kaltrina Berila13 maj 2022

Karim Benzema është barazuar me Raulin në vendin e dytë në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave të Real Madridit.
Benzema ishte në mesin e golashënuesve teksa Real Madridi mposhti Levanten 6-0 në “Santiago Bernabeu” të enjten mbrëma.
Benzema tani është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave për Real Madridin me 323 gola – të njëjtin nivel që arriti ish-lojtari spanjoll Raul përpara se të largohej nga klubi në vitin 2010.

323 – Karim Benzema 🇫🇷 has equaled Raúl González as the second @realmadriden Top Scorer (323), only Cristiano Ronaldo netted more for “The Whites” ever (450). Monsieur#RealMadridLevante#RM 💜🤍 pic.twitter.com/fyPf0g1WJG

— OptaJose (@OptaJose) May 12, 2022


Cristiano Ronaldo ende ka një epërsi të mirë ndaj dyshes në krye të listës së golashënuesve të klubit, me portugezin që ka shënuar 450 gola gjatë qëndrimit të tij nëntëvjeçar në Bernabeu, transmeton rtv21.tv.
Goli i fundit i Benzemas kundër Levantes ishte goli i tij i 27-të në La Liga këtë sezon dhe i 43-ti në 43 paraqitje në të gjitha garat.
Golat e tij tashmë e kanë ndihmuar Madridin të sigurojë titullin e ligës dhe Superkupën e Spanjës, dhe mbështetësit do të shpresojnë që ai të mund t’i japë sërish gola kur skuadra e Ancelottit të përballet me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve më vonë këtë muaj./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →