Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Benzema mund të rikthehet në Evropë, çmimi vetëm 7 milionë euro

nga Venera Grabanica23 shtator 2025
​Benzema mund të rikthehet në Evropë, çmimi vetëm 7 milionë euro

Karim Benzema mund të rikthehet në futbollin evropian. Sulmuesi francez, i cili aktualisht aktivizohet në Arabinë Saudite me Al-Ittihad, raportohet se është në radarin e Benficës.

Sipas “Goal France”, trajneri José Mourinho, i sapoemëruar në krye të klubit portugez, dëshiron të ribashkohet me ish-lojtarin e tij nga periudha te Real Madridi (2010–2013).

Megjithatë, marrëveshja nuk duket e lehtë. Al-Ittihad nuk pritet ta lërë lojtarin e tyre kryesor të largohet falas dhe kërkon një shumë që varion nga 5 deri në 7 milionë euro. Përveç transferimit të drejtpërdrejtë, është në diskutim edhe një huazim i mundshëm gjatë merkatos së dimrit.

Benzema, 37 vjeç, shihet si një përforcim i madh për sulmin e Benficës dhe një lëvizje prestigjioze për projektin e Mourinhos në Lisbonë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →