RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Berisha dhe shtatë deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi

nga Venera Grabanica23 shkurt 2023
Berisha dhe shtatë deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi

Sot seanca plenare në Kuvendin e Shqipërsisë ka nisur me tensione, ku deputetët demokratë kanë bllokuar prapë foltoren.
Sali Berisha dhe shtatë deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi, për shkak të kaosit të shkaktuar në seancat e shkuara. Ata kanë tentuar të hyjnë në Parlament, por janë ndaluar nga Garda.
Gjashtë deputetët e përjashtuar së fundmi kërkuan anulim të vendimit të Komisionit të Etikës, por kjo u rrëzua nga Byroja e Kuvendit.

Të përjashtuar në këtë seancë janë edhe Sali Berisha dhe Flamur Noka, të cilët nuk i kanë plotësuar ende ditët e përjashtimit. Jashtë Parlamentit, Oerd Bylykbashi tha se Garda përdori dhunë fizike ndaj deputetëve.
Nga ana tjetër, para Parlamentit po mbahet protestë e organizuar nga opozita, ndërsa janë mbledhur dhjetëra qytetarë me pankarta në duar.

ETIKETA:#Rajoni#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →