Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Berlini pret nga qeveria e re të zbatohen reformat

nga Egzona Mehmeti2 qershor 2017

Gjermania është shprehur e gatshme të ndihmojë Maqedoninë

Qeveria gjermane pret që Qeveria e re t’i zbatojë reformat që priten nga Maqedonia, ndërsa Gjermania si partner do të ndihmojë në këtë proces, është mesazhi nga Berlini për Shkupin zyrtar pas përzgjedhjes së Qeverisë së re.

“E përshëndetim përzgjedhjen e Qeverisë së re në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Tani është koha që të zbatohen reformat. Gjermania është e gatshme që të ndihmojë si partner”, thuhet në reagimin për ngjarjet më të reja në Maqedoni.

Mesazhin e shkurtër me të cilin Berlini e përshëndeti formimin dhe përzgjedhjen e Qeverisë së re dhe paralajmëroi  ndihmë partneriteti është publikuar në profilin e Ministrisë Gjermane të Punëve të Jashtme në rrjetin social Twitter, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Gjermania, shkruan TV21./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →