Bërxulli: Ndërkombëtarët nuk do të lejojnë të dështojë formimi i Qeverisë stabile
Profesori universitar, Dashamir Bërxulli, në një intervistë për rtv21 ka komentuar reagimet e fundit të SHBA-së dhe BE-së të cilët po kërkojnë që pas zgjedhjeve në Kosovë të formohet një Qeveri stabile. Sipas profesorit Bërxulli këto janë sinjale të qarta se pas zgjedhjeve faktori ndërkombëtar nuk do të lejojë klasën politike të dështojë në arritjen e një koalicion nga i cili do të formohet Qeveria stabile.
‘’Ajo që ka ndodhur viteve të fundit në Kosovë nuk ka qenë e vlerësuar nga ndërkombëtarët, nga partnerët tanë shumë vjeçar të cilët na kanë ndihmuar në bërjen e shtetit dhe ndërtimin e tij. Sinjalët janë të qarta dhe të vazhdueshme që pas këtyre zgjedhjeve nuk ka më shancë që klasa politike të dështojë në koalicionet e mundshme për t’i dhënë Kosovës një Qeveri të madhe dhe stabile për katër vjet. Sepse sfidat e Kosovës në aspektin e brëndshëm dhe në aspektin ndërkombëtar janë shumë të mëdha. Kosova është para obligimeve që i ka marrë. Qeveria stabile do të mundësojë që edhe komunikmet politike me njërëzit, por edhe komunikmin me parnerët ndërkombëtar t’i vendosi dhe të bëjë atë që thotë, dhe të thotë dhe të mos e bëjë sepse kjo nuk është parneritet.’’/RTV21/21Media











