Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Besa Famgas kualifikohet në finale të play off-it

nga Venera Grabanica14 maj 2023
Besa Famgas kualifikohet në finale të play off-it

Besa Famgas është kualifikuar në finale të play off-it në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të dielën hendbollistët e Besës së Pejës fituan bindshëm në Vushtrri me rezultat 32:24.

Besa Famgas e kishte fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë, të luajtur në Pejë. Dhe me rezultat 2:0 kalon në finale Denis Shabanoviq ishte më efikasi te Besa me tetë gola. Nga pesë i kishin Nikola Prce e Arbios Mushkolaj.

Te Vushtrria, tetë gola i shënoi Nemanja Drakuloviq, ndërsa pesë i kishte Felippe Teixeira. Besa në finale të play off-it luan me Trepçën. E synon titullin e radhës.

Ndaj Vushtrrisë të dielën, Besa Famgas nisi herët shkëputjen dhe më pas ka mbajtur epërsi të lartë deri në fund të ndeshjes./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →