Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Besa Famgas në Kroaci në kërkim të suksesit të madh

nga Xh.D3 dhjetor 2022
Besa Famgas në Kroaci në kërkim të suksesit të madh

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, vazhdon këtë fundjavë garimin ndërkombëtar. Besa e Pejës luan me skuadrën kroate, MRK Sesvete, në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Ndeshja e parë luhet të dielën mbrëma në Zagreb (19:00), ndërsa e kthimit një javë më pas në Pejë.
Besa Famgas në raundin e dytë e kaloi Helsinkin e Finlandës, ndërsa synon ta kaloi edhe Sesveten, për suksesin e madh.
Skuadra kosovare ka pasur telashe me lëndime së fundi, por është mobilizuar për të dhënë më të mirën në Kroaci.
Rezultati i favorshëm në ndeshjen e parë do të jepte më shumë gjasa për ndeshjen e kthimit që Besa e luan para tifozëve të saj në Pejë.
Sesvete në raundin e dytë e ka kaluar PAOK-un grek, kurse në Evropë luan për herë të dytë.
Besa është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garë në Evropë./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →