Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Besarta Jashari uron Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

nga Gentrita Xhemajli5 mars 2025
Besarta Jashari uron Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta ka bërë një dedikim në nder të 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo thotë se, deri në formimin e Ushtrisë Çlirimtare, përkushtimi ndër breza për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kishte filluar të zbehej, dhe përveç dëshirës, nuk kishte shpresë.

“Deri në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkushtimi ndër breza për liri e pavarësi, kishte filluar të zbehet. Përpos dëshirës, nuk kishte shpresë… Vargu i ngjarjeve të rëndësishme në tokën Dardane, po krijonin rrethana me premisa për një “Epokë të re”… Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën epokën e re për mbarë kombin shqiptar. 27 vjet nga atëherë, mes emocioneve më lejoni të ju uroj përzemërsisht të gjithëve për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve, invalidëve dhe secilit ushtarë të UÇK-së – duke u bashkuar për ta bërë vendin tonë ashtu siç e ka ëndërruar Adem e Hamëz Jashari. Zoti e bekoftë kombin shqiptar. E juaja, Besarta H. JASHARI”, ka shkruar Jashari.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →