Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Besnik Tahiri i përgjigjet Kurtit me një video

nga Kaltrina Berila12 tetor 2022

Pas videos së publikuar nga Albin Kurti, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i është përgjigjur kryeministrit me të njëjtën mënyrë.
Me një video-selfie, Tahiri ka kërkuar prezantimin e rezultateve të Qeverisë, ku qytetarët kanë përfituar.
“E pash që kryeministri e kish postuar një video dhe na tregonte që në mbledhjen e 100-të është duke bërë analizën e gjetjeve. Porosia ime për Qeverinë dhe kryeministrin është që nuk ka vend për analizë të të gjeturave, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë” , ka thënë Tahiri.
Videon deputeti e mbyll me një përshëndetje nga Strasburgu./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →